Suharekë, 27,250 votues kanë marrë pjesë në votime deri në ora 19:00

17.10.2021

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 19:00, deri tani kanë votuar 475,611 qytetarë ose 26,92%. Ndërsa sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 19:00 në Komunën e Suharekës kanë votuar 27 mijë e 250 qytetarë apo 40.82%. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës nga 07:00 deri […]

Suharekë, 27,250 votues kanë marrë pjesë në votime deri në ora 19:00 Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 19:00, deri tani kanë votuar 475,611 qytetarë ose 26,92%.

Ndërsa sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 19:00 në Komunën e Suharekës kanë votuar 27 mijë e 250 qytetarë apo 40.82%.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës nga 07:00 deri në ora 11:00 kishin votuar 5 mijë e 263 qytetarë apo 7.88%, kurse deri në ora 15:00 kishin votuar 17 mijë e 88 qytetarë apo 25,60%.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe u mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.