Sot përfundon afati për akreditimin e mediave për Zgjedhjet Lokale
- 02.10.2021

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, akreditimi i mediave, ua bënë atyre të mundur që të përcjellin procesin e votimit në ditën e zgjedhjeve lokale si dhe aktiviteteve të tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pas ditës së zgjedhjeve, pra pas 17 tetorit.
Gjithashtu, ai ka bëtë të ditur se mediat nga shtetet tjera, mund të bëjnë dorëzimin e aplikimit përmes e-mailit.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor, ku tashmë gjendemi në fushatën zgjedhore, e cila do të zgjas deri më 15 tetor.