Semetishti prin me pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00

17.10.2021

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 11:00, deri tani në Komunën e Suharekës kanë votuar 5 mijë e 263 qytetarë ose 7.88%. Ndërsa, sipas vendvotimeve nëpër fshatra të Suharekës, me përqindje të pjesëmarrjes në votime deri në ora 11:00 prin fshati Semetisht, ku deri tani në […]

Semetishti prin me pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00 Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 11:00, deri tani në Komunën e Suharekës kanë votuar 5 mijë e 263 qytetarë ose 7.88%.

Ndërsa, sipas vendvotimeve nëpër fshatra të Suharekës, me përqindje të pjesëmarrjes në votime deri në ora 11:00 prin fshati Semetisht, ku deri tani në këtë fshat në qendrën e votimit 2421A/01R kanë votuar 114 qytetarë apo 14,39% dhe në qendrën e votimit 2421A/02D kanë votuar 46 qytetarë apo 6,63%.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje lokale në Suharekë janë katër kandidatë për postin e kryetarit të komunës, të gjithë meshkuj.