Pa dëshmi të vaksinimit apo testit PCR, nuk mund të punoj për zgjedhje asnjë komisioner apo vazhgues

09.09.2021

Shefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj ka thënë se pa dëshmi të vaksinimit apo të testit PCR se janë negativ nga COVID-19, asnjë anëtarë i këtij institucioni nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve lokale, 17 tetor. Me këtë u pajtuar edhe Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës […]

Pa dëshmi të vaksinimit apo testit PCR, nuk mund të punoj për zgjedhje asnjë komisioner apo vazhgues

Shefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj ka thënë se pa dëshmi të vaksinimit apo të testit PCR se janë negativ nga COVID-19, asnjë anëtarë i këtij institucioni nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve lokale, 17 tetor.

Me këtë u pajtuar edhe Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ku i njëjti kërkoi nga ministria e Shëndetësisë që deri më 17 tetor, ditën kur do të mbahen zgjedhjet të kryhet vaksinimi i gjithë trupave zgjedhore.

Po ashtu, ai ka kërkuar sensibilizim edhe nga partitë politike sa i përket kësaj çështjeje.

“Ne kemi lista të gjithë vëzhguesve dhe komisionerëve ku mund të komunikojmë me ministrinë e Shëndetësisë që t’u jep përparësi të gjithë trupave zgjedhore të vaksinohen para zgjedhjeve”, tha Gashi.

Ndërsa me këtë u pajtuan të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

E kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka ftuar partitë politikë që personat që do të punojnë gjatë dhe pas zgjedhjeve të jenë të vaksinuar.

Etiketat