Nesër fillon periudha e votimit me postë për zgjedhjet lokale
Kanë mbetur edhe rreth një muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vendin tonë, 17 tetor. Ndërsa, nga nesër (e mërkurë) do të fillojë periudha e votimit me postë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, pra të gjithë votuesit jashtë vendit do të kenë mundësi që deri me datën 15 tetor […]
Kanë mbetur edhe rreth një muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vendin tonë, 17 tetor.
Ndërsa, nga nesër (e mërkurë) do të fillojë periudha e votimit me postë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, pra të gjithë votuesit jashtë vendit do të kenë mundësi që deri me datën 15 tetor të votojnë përmes postës.
Një gjë e tillë është bërë e ditur në mbledhjen që po mbahet sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje, kryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka theksuar se fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale do të fillojë më 16 shtator, pra nuk do të ketë shkurtim apo shtyrje të fushatës.
Ndryshe, në këtë mbledhje të KQZ-së ëshrtë miratuar edhe numri i fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet e 17 tetorit.