Zekolli: Si kryetar i Suharekës do jem në marrëdhënie të ngushtë me policinë

07.09.2021

Kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK, Murtez Zekolli, ka vizituar stacionin policor në Komunën e Suharekës. Zekolli gjatë vizitës së tij në stacionin policor ka thënë se të jetosh në siguri të plotë është një gjë shumë e çmuar dhe këtë e kupton vetëm kur të ndodhë e kundërta. Këtë siguri na mundëson Policia […]

Zekolli: Si kryetar i Suharekës do jem në marrëdhënie të ngushtë me policinë Foto: Ilustrim

Kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK, Murtez Zekolli, ka vizituar stacionin policor në Komunën e Suharekës.

Zekolli gjatë vizitës së tij në stacionin policor ka thënë se të jetosh në siguri të plotë është një gjë shumë e çmuar dhe këtë e kupton vetëm kur të ndodhë e kundërta. Këtë siguri na mundëson Policia e Kosovës, që dje mbushi 22 vjet nga themelimi i saj.

Po ashtu, Zekolli ka theksuar se roli i policisë është aq i madh, sa që mjaft qyteti të jetë një ditë pa polici dhe shëndrrohet në një kaos.

Gjithashtu, Zekolli ka premtuar se me ardhjen e tij në krye të Suharekës do të jetë në marrëdhënie të ngushtë me stacionin policor për të bashkëpunuar në aspektin e sigurisë gjithmonë.