KQZ sot informohet nga institucionet e drejtësisë nëse kandidatët kanë probleme me ligjin

  • 24.08.2021
KQZ sot informohet nga institucionet e drejtësisë nëse kandidatët kanë probleme me ligjin

Kanë mbetur më pak se dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor.

Tashmë kanë përfunduar afatet kohore, ku subjektet politike kanë pasur mundësi të aplikojnë për pjesëmarrje në zgjedhje, duke dërguar emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave si dhe listat e kandidatëve për asamble.

Ditë më parë përgjatë një konference për media, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka nisur procesi i verifikimit për të gjithë kandidatët për kryetar komune si dhe kandidatëve për asamble komunale.


Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se i janë drejtuar Këshillit Gjyqësor i Kosovës dhe disa institucioneve të tjera lidhur me verifikimin e mbi 4 mijë kandidatëve që synojnë t’i futen garës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ky afat i vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përfundot në ditën e sotme.

Elezi ka thënë se edhe gjatë ditës së sotme nga këto institucionet e lartëcekura për të dhënë opinionet e tyre për kandidatët që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

“Ne kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të na dërgojë emrat nga lista e kandidatëve, nëse ndonjëri nga kandidatët është i dënuar me vendim përfundimtar për vepër penale nga gjykata në tri vitet e fundit”, ka thënë Elezi për IndeksOnline.

Ai ka bërë të ditur se në rast se ndonjë kandidat nuk certifikohet, palët mund të paraqesin ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e pas së cilës ankesat mund të shkojnë deri në Gjykatën Supreme.

I gjithë ky proces, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pritet të përfundojë më 6 shtator, e për t’i hapur rrugë tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike më 8 shtator.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë