KQZ: Në 15 tubime zgjedhore nuk u respektuan masat antiCOVID-19

07.10.2021

Fushta zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit është duke vazhduar që nga data 15 shtator, ku në mbledhje të KQZ-së u bë e ditur se në 20 ditët e fushatës elektorale, partitë politike kanë bërë paraqitjen e 629 kërkesave për tubime politike, ku 100 prej të cilave nuk janë mbajtur fare, ndërsa 15 prej […]

KQZ: Në 15 tubime zgjedhore nuk u respektuan masat antiCOVID-19 Foto: Ilustrim

Fushta zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit është duke vazhduar që nga data 15 shtator, ku në mbledhje të KQZ-së u bë e ditur se në 20 ditët e fushatës elektorale, partitë politike kanë bërë paraqitjen e 629 kërkesave për tubime politike, ku 100 prej të cilave nuk janë mbajtur fare, ndërsa 15 prej tyre nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19.

Po ashtu, përgjatë kësaj mbledhje, Burim Ahmetaj, kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së, ka theksuar se të gjitha fletëvotimet për zgjedhjet lokale janë shtypur si dhe janë në objektet e këtij institucioni.

Votimi i qytetarëve me shtetësi të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore është ngritur si shqetësim nga anëtarët e KQZ-së, kjo pasiqë zgjedhjet lokale në të njëjtën datë do të mbahen në të dyja shtetet dhe se mund të ngriten probleme për sa i përket verifikimit të votimit përmes rrezeve ultra-violet.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje, është theksuar se KQZ-ja do të marrë një vendim javën e ardhshme.