KQZ-ja sot certifikon partitë parlamentare për pjesëmarrje në zgjedhje lokale
- 28.08.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ filloi procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021.
KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e 48 subjekteve politike (18 parti politike; 1 koalicion; 17 iniciativa qytetare; 12 kandidatë të pavarur) dhe 552 kandidatëve të tyre.
Numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar Komune është 26, ndërsa numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale është 526 kandidatë.
Ndërsa me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e 17 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të vazhdojë edhe në mbledhjet e radhës.
Mbledhja e radhëz e KQZ-së, pritet që të mbahet gjatë ditës së sotme rreth orës 13:30.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi përmes një komunikate për media.
Në këtë komunikatë bëhet e ditur se në rend të ditës për certifikim janë edhe subjektet politike parlamentare.
Numri i kandidatëve që do të certifikohen në këto zgjedhje lokale, pritet të jetë mbi 5 mijë kandidatë.