KQZ certifikon 48 subjekte politike dhe 2 të tjera jo

26.08.2021

Kanë mbetur më pak se dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokal, 17 tetor. Shumë subjekte politike kanë aplikuar në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrje në zgjedhjet e 17 tetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka filluar me procesin e certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike për pjesëmarrje […]

KQZ certifikon 48 subjekte politike dhe 2 të tjera jo Foto: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Kanë mbetur më pak se dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokal, 17 tetor.

Shumë subjekte politike kanë aplikuar në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrje në zgjedhjet e 17 tetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka filluar me procesin e certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Partitë politike parlamentare ende nuk janë në listën e subjekteve politike që certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por certifikimi i tyre pritet të ndodhë në mbledhjet e tjera që do t’i mbajë KQZ-ja.

KQZ ka marrur vendim që të certifikojë 48 subjekte politike, ku 18 prej tyre janë parti politike, 17 iniciativa qytetare, 1 koalicion si dhe 12 kandidatë të pavarur.

Ndërsa numri i kandidatëve të certifikuar që përfaqësojnë subjektet politike është rreth 550 kandidatë, ku 30 prej tyre janë kandidatë për kryetarë të komunave dhe se më shumë se 500 kandidatë të tjerë janë për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes të së enjtes KQZ-ja ka marrur vendim për moscertifikim të dy kandidatëve të pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale për Kuvende Komunale, kjo për shkak se nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.