Këto janë afatet për akreditimin e vëzhguesve dhe medieve për zgjedhjet lokale

11.09.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se po vazhdon të pranojë kërkesa për akreditim të vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit. Kërkesën për akreditim të vëzhguesve mund ta dorëzojnë në KQZ: Subjektet politike të certifikuara, Organizatat Joqeveriatre vendore që merren me zgjedhje si dhe mbrojtjen e të drejtave të […]

Këto janë afatet për akreditimin e vëzhguesve dhe medieve për zgjedhjet lokale Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se po vazhdon të pranojë kërkesa për akreditim të vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit.

Kërkesën për akreditim të vëzhguesve mund ta dorëzojnë në KQZ: Subjektet politike të certifikuara, Organizatat Joqeveriatre vendore që merren me zgjedhje si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare, Organizatat Ndërkombëtare të Specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e vendeve të huaja si dhe Mediat.

Afatet për aplikim të vëzhguesve afatgjatë (për të gjithë procesin zgjedhor) janë:
Për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve përfundon më 15 shtator;
Për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave përfundon më 2 tetor;
Afatet për aplikim të vëzhguesve afatshkurtër (për ditën e zgjedhjeve) janë:
Për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve përfundon më 27 shtator;
Për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave përfundon më 2 tetor;

Të gjitha informacionet dhe hapat që duhet të ndiqen për të aplikuar, janë të publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet Lokale 2021.