Haradinaj: Jo 10, por vetëm 5 ditë fushatë për zgjedhjet lokale

02.09.2021

Ish-kryeministri i Kosovës njëherit kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka pranuar një letër nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në lidhje me shkurtimin e fushatës zgjedhore, kjo duke marrë parasysh situatën e rëndë me COVID-19 në vendin tonë. Përmes një postimi […]

Haradinaj: Jo 10, por vetëm 5 ditë fushatë për zgjedhjet lokale Foto: Ilustrim

Ish-kryeministri i Kosovës njëherit kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka pranuar një letër nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në lidhje me shkurtimin e fushatës zgjedhore, kjo duke marrë parasysh situatën e rëndë me COVID-19 në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i AAK-së është që fushata elektorale për zgjedhjete 17 tetorit të shkurtohet në 5 ditë e jo në 10 sa ka propozuar kryetari i LDK-së.

Sipas propozimit të Haradinajt i bie që fushata të mbahet nga data 11 tetor deri më 15 tetor.

“Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë. Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu ai ka shtuar se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.

“Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.