Spitali i Prizrenit investon në Njësinë e Dializës, siguron 45 karrige moderne për pacientët

22.12.2025

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka realizuar një investim të ri në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve për pacientët, duke furnizuar Njësinë e Dializës me 45 karrige moderne për dializë.

Spitali i Prizrenit investon në Njësinë e Dializës, siguron 45 karrige moderne për pacientët Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të spitalit, karriget e reja janë të dizajnuara për të ofruar nivel më të lartë komoditeti, sigurie dhe funksionaliteti gjatë trajtimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e përvojës së pacientëve që i nënshtrohen dializës.

Ky investim ka për qëllim gjithashtu krijimin e kushteve më të mira të punës për stafin mjekësor dhe infermieror, duke e bërë më efikas procesin e trajtimit dhe kujdesit të përditshëm ndaj pacientëve.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit është shprehur një falënderim i veçantë për stafin e Njësisë së Dializës, për përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e vazhdueshëm që tregojnë ndaj pacientëve.

Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë me investime konkrete edhe në të ardhmen, me synimin për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe për të avancuar shëndetin publik në rajon.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More