Plagoset me thikë një 19-vjeçar në një shkollë në Prizren, policia në vendngjarje
Një përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur së fundi në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prizren, ku një i ri 19-vjeçar është plagosur me mjet të mprehtë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se policia ka arritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes.
“Po është raportuar therrje me mjet të mprehtë – thikë. Lëndime ka pësuar një 19-vjeçar. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin,” tha Bytyqi për IndeksOnline.
Hetimet janë në vazhdim për identifikimin e të gjithë të përfshirëve dhe për sqarimin e plotë të situatës që ka çuar deri te ky incident.
Në këtë fazë, nuk ka informacione shtesë për gjendjen shëndetësore të të plagosurit apo për shkaqet që çuan deri te përleshja.