Korishë, të shtëna me AK-47 në një aheng familjar, një i arrestuar
27.07.2025
Një aheng familjar në fshatin Korishë të Prizrenit është kthyer në skenë intervenimi për policinë mbrëmjen e djeshme, pasi një person ka shtënë me armë zjarri, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.
Si pasojë, policia ka arrestuar të dyshuarin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, ku i dyshuari, një mashkull kosovar, ka përdorur armën e zjarrit gjatë ahengut. Menjëherë pas denoncimit, forcat e rendit kanë ndërhyrë, duke sekuestruar nga i dyshuari një armë automatike AK47 me 10 fishekë. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja.
Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ai po hetohet nën akuzën e “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”.