I mituri ndërron jetë pas rënies nga një objekt në Prizren
Një i mitur ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), disa ditë pasi kishte pësuar lëndime si pasojë e rënies nga një objekt në Prizren.
Foto: Ilustrim
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më 2 gusht 2026, kur viktima mashkull, shtetas i Kosovës dhe i mitur, dyshohet se kishte rënë nga një objekt. Pas incidentit, ai ishte dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
Më 8 gusht 2026 është konfirmuar se i mituri ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente si “Hetim mbi vdekjen”.
