Gjendet pa shenja jete një person në Malishevë, policia nis hetimet

16.02.2025

Një viktimë mashkull kosovar është dërguar të shtunën pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë nga familjarët e tij.

Sipas raportimeve, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes. Pas këtij konstatimi, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj vdekjeje. Mbetet për t’u parë nëse autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e këtij rasti.