3.
Dy të arrestuar në Kalanë e Prizrenit për posedim të substancave narkotike
11.08.2025
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në orët e para të mëngjesit të së dielës në Kalanë e Prizrenit, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, kur gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar disa lloje të substancave të dyshuara narkotike.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar një qese najloni me substancë të dyshuar ekstazi, me peshë 0.34 gramë, një cigare e mbushur me marihuanë, me peshë 0.58 gramë dhe një qese najloni me marihuanë, me peshë 3.65 gramë.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.