Arrestohet në Prizren 49-vjeçari i kërkuar për fajde, i dënuar me 2 vite e gjysmë burg
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuar nga drejtësia, i cili ishte dënuar më parë për veprën penale të fajdes.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 02.09.2025, Njësia e Ndërlidhjes me Gjykatën pranë Stacionit Policor në Prizren-Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore, ka ekzekutuar urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj personit të kërkuar I.M., 49 vjeçar, nga fshati Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit.
I arrestuari kishte qenë në kërkim aktiv pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm gjyqësor, me të cilin ishte dënuar me dy (2) vite e gjysmë burgim për veprën penale të “Fajdes”.
Policia ka bërë të ditur se i njëjti është dorëzuar menjëherë në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin e shqiptuar.
Në komunikatën për media, Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe në garantimin e sigurisë publike.