Vëmendja sot në Suharekë, derbi FC Ballkani – FC Suhareka

20.10.2024

Java e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Vëmendja sot bartet në qytetin e Suharekës, ku FC Ballkani – FC Suhareka do të zhvillojnë derbin lokal sot në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ballkani momentalisht ka 14 pikë dhe renditet në vendin e tretë, gjersa Suhareka është e gjashta me një pikë më pak.

Sipas njoftimit të FFK-së derbin lokal mes Ballkanit dhe Suharekës, i cili pritet të jetë “i zjarrtë”, do ta drejtojë gjyqtari Lirim Jashari.