Sot zhvillohen dy super përballje në kuadër të  Ligës së Kampionëve

17.04.2024

Në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve sot nga ora 21:00 zhvillohen dy ndeshje kthyese për të përcaktuar dy skuadra tjera gjysmëfinaliste.

Sot zhvillohen dy super përballje në kuadër të  Ligës së Kampionëve Foto: Ilustrim

Dy skuadra tashmë të kualifikuara ne gjysmëfinale janë Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund ndërsa sot do të mësohen edhe dy skuadra tjera te kësaj faze.

Në ndeshjen e parë, Manchester Cityt e pret Real Madridin në “Etihad Stadium” dhe synon kualifikimin pas barazimit 3-3.

Ndërsa, në përballjen tjetër, Bayern Munichu është nikoqir i Arsenalit në “Allianz Arena” dhe gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë u mbyll baras 2-2.