New York City rrit ofertën për mbrojtësin e Ballkanit Dellovën, 24 orët vendimtare për të ardhmen e futbollistit kosovar

16.01.2024

Lumbardh Dellova vazhdon ta ketë ende të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Ballkani apo do të largohet në ndonjë kampionat më të fortë. Skuadra që po insiston më së shumti për transferimin e tij është ajo amerikan New York City që bën gara në elitën e futbollit amerikan MLS. Javë […]

New York City rrit ofertën për mbrojtësin e Ballkanit Dellovën, 24 orët vendimtare për të ardhmen e futbollistit kosovar Foto: Ilustrim

Lumbardh Dellova vazhdon ta ketë ende të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Ballkani apo do të largohet në ndonjë kampionat më të fortë.

Skuadra që po insiston më së shumti për transferimin e tij është ajo amerikan New York City që bën gara në elitën e futbollit amerikan MLS.

Javë më parë New York City kishte një buxhet prej 1 milionë eurove për transferimin e lojtarit, ku 350 mijë eurove do të shkonin te Ballkani dhe pjesa tjetër të shpërndahej në paga dhe komisione të ndryshme.

Megjithatë oferta prej 350 mijë eurove është refuzuar nga Ballkani, që tani ka një tjetër ofertë për Dellovën.

Burime brenda klubit kanë thënë se New York City e ka rritur ofertën në 500 mijë euro plus i ka lënë edhe 20 për qind të kartonit të lojtarit Ballkanit.

Përveç ofertës së Ballkanit, New York City ka rritur ndjeshëm edhe pagën për Dellovën, ku mbrojtësi kosovar me këtë ofertë është pajtuar.

25-vjeçari ka në tavolinë ‘kontratën e jetës’ dhe po pret klubin suharekas që ta pranojë ofertën në mënyrë që të niset drejt SHBA-së për të nënshkruar kontratën.

Ballkani sot ka ditën e fundit për tu përgjigjur nëse do ta pranojë ofertën apo do ta refuzojë atë dhe nëse ndodh kjo e dyta atëherë New York City do të tërhiqet nga gara për Dellovën.

Për reprezentuesin kosovar interesim kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Astana, Viktoria Plzen, Ludogrest dhe Universiteta Craiova, me këta të fundit që ofruan 200 mijë euro.

Gjithashtu te Ballkani ka oferta edhe për futbollistët e tjerë si Nazmi Gripshi, Qëndrim Zyba, Armend Thaqi e Edvin Kuc, por deri më tani asnjëri nuk është lejuar të largohet.