Ballkani mposht Feronikelin me rezultat 2-0 në Xhiron e Katërt të Superligës
FC Ballkani ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Feronikelit me rezultatin e pastër 2-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës.
Foto: FC Ballkani vs Feronikeli, ilustrim / SuharekaOnline
Të gjitha golat e takimit u shënuan që në pjesën e primë:14′ – A. Dosso zhbllokoi sfidën duke shënuar golin e parë pas një asistimi nga Giovanni.20′ – A. Diene dyfishoi epërsinë e vendasve pas asistimit të A. Dosso, i cili realizoi një paraqitje fantastike me gol dhe asistim.
Në pjesën e dytë, rrjetat mbetën të paprekura (0-0), duke bërë që Ballkani të menaxhojë me sukses epërsinë dhe të marrë tri pikët e radhës.
Edhe pse Feronikeli kishte më shumë zotërim të topit (55%) dhe më shumë goditje drejt portës (11 me 7), vendasit u treguan më efikasë përpara portës për të vulosur fitoren.
