Daja pasi e fitoi titullin: Festojmë pak sonte, të mërkurën do ta vëmë qershinë mbi tortë

18.05.2024

Dilema për titull kampioni në Superligën e Kosovës në futboll mori fund sot.

Daja pasi e fitoi titullin: Festojmë pak sonte, të mërkurën do ta vëmë qershinë mbi tortë Foto: Ilustrim

Ballkani ka arritur ta fitojë titullin për herën e tretë radhazi.

Lufta ishte e zjarrtë deri në xhiron e parafundit me Llapin, e deri para dy xhirove edhe me Dritën që u dorëzua më herët.

Ndeshja e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” në praninë e shumë tifozëve u mbyll me fitore minimale 0:1 për ekipin e Ilir Dajës.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se do të festojnë sonte pak, por do të fokusohen për ndeshjen finale të Kupës ndaj Prishtinës që e luajnë të mërkurën.

“Jemi ekipi me më shumë pikë. Kemi kryesuar pothuajse gjatë tërë kampionatit. Dy vite shumë të ngarkuara, edhe me prezantimin në Evropë edhe këtu. Jemi me gola më shumë në kampionat, me mbrojtjen më të mirë në kampionat e shumë e shumë gjëra tjera. Festojmë pak sonte, por jo shumë. Të mërkurën do ta vëmë qershinë mbi tortë. E përshëndes Llapin dhe Dritën, që e bënë të bukur këtë rivalitet në Superligë”, tha Daja.