Bashkimi triumfon në Mitrovicë

27.01.2024

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 75:88 (26:23,16:24,12:12,22:29). Trepça në çerekun e parë pati paraqitje më të mirë duke arritur që edhe të krijoj epërsi prej 3 pikësh. Vajzat e Bashkimit rikthyen lojën në favorin e tyre gjatë çerekut të dytë duke u kundërpërgjigjur ndaj Trepçës me edhe 24 pikë. Rezultati i pjesës […]

Bashkimi triumfon në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 75:88 (26:23,16:24,12:12,22:29).

Trepça në çerekun e parë pati paraqitje më të mirë duke arritur që edhe të krijoj epërsi prej 3 pikësh. Vajzat e Bashkimit rikthyen lojën në favorin e tyre gjatë çerekut të dytë duke u kundërpërgjigjur ndaj Trepçës me edhe 24 pikë.

Rezultati i pjesës së pari ishte 42:47 në të mirë të mysafireve.

Pas pushimit, loja në çerekun e tretë ishte e barabartë, dy skuadrat shtuan në radhët e tyre nga 12 pikë.

Kurse në fund Bashkimi edhe një herë tregoj vëmendje më të madhe duke i shënuar edhe 29 pikë kurse Trepça 22. Loja u mbyll me rezultat të përgjithshëm 75:88.

Tek skuadra fituese më të dalluarat ishin Adrienne Godbold 22 pikë, ndërsa u ndihmua nga Arbnore Përquku që shtoi edhe 19 pikë të tjera.