Ballkani përballë një Llapi në krizë, Suharekasit për t’u kthyer në rrugën e fitoreve
para 39 dite
Xhiroja e 17-të e Albi Mall Superligës së Kosovës premton emocione të forta, veçanërisht në përballjen mes Ballkanit dhe Llapit në Suharekë.
Kampionët në fuqi, Ballkani, do të kërkojnë të kthehen në rrugën e fitoreve pas një periudhe disi të paqëndrueshme.
Pavarësisht renditjes në tabelë, “portokallinjtë” mbeten një ekip me ambicie dhe do të kërkojnë të kthehen në rrugën e suksesit. Aktualisht, ata renditen në vendin e tretë me 27 pikë.