Ballkani ndërpret bashkëpunimin me tre lojtarë, përfshirë portierin Luljanoviq

02.02.2025

KF Ballkani ka njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me tre lojtarë të ekipit, duke përfshirë portierin Damir Luljanoviq, pas katër vitesh të tij në klub.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të klubit, Ballkani ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e Luljanoviqit, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në arritjet e suksesshme të skuadrës gjatë këtyre viteve.

“Me konsideratë të thellë dhe respekt për kontributin e tij të veçantë për FC Ballkanin, klubi e falenderon portierin Damir Luljanoviq për katër vite sa ishte pjesë e skuadrës. Fal edhe dedikimit të tij, skuadra ka arritur sukseset e mëdha,” thuhet në njoftimin e klubit.

Përveç Luljanoviqit, Ballkani ka falënderuar gjithashtu edhe dy lojtarë të tjerë që kanë qenë pjesë e ekipit, mbrojtësin Arbnor Halitjahaj dhe sulmuesin Alfred Mensah. Klubi ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre në çdo ndeshje, duke u uruar suksese në vazhdim të karrierës së tyre.

“Poashtu, falenderojmë edhe lojtarët Arbnor Halitjahaj e Alfred Mensah, të cilët në secilën ndeshje që janë paraqitur, kanë dhënë maksimumin e tyre. FC Ballkani i dëshiron futbollistëve suksese në vazhdim të karrierës së tyre,” përfundon njoftimi i klubit.