Rezultatet befasuese në xhiron e 23-të, kështu ndryshon renditja tabelare në Superligën e Kosovës
Skuadra lidere, Ballkani, ka realizuar fitoren e radhës, duke e mundur Llapin, me rezultat të ngushtë, 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë. Golin e fitores e shënoi sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi, në minutën e 75-të. Me këtë fitore Ballkani mbetet lider me 48 pikë të mbledhura, dy më shumë…
Skuadra lidere, Ballkani, ka realizuar fitoren e radhës, duke e mundur Llapin, me rezultat të ngushtë, 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Golin e fitores e shënoi sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi, në minutën e 75-të. Me këtë fitore Ballkani mbetet lider me 48 pikë të mbledhura, dy më shumë se skuadra e Gjilanit që renditet i dyti.
Kjo e fundit ka arritur fitore në duel me Ulpianën, me shifrat 2:0, me golat e realizuar nga Gerhard Progni (54’) dhe Shend Kelmendi (75’).
Ndërkohë, Drita ka pësuar humbje në Skenderajn në duel me Drenicën, me rezultat 2:1. Fatlum Gashi (8’) e Kreshnik Uka (45’+1) nga penalltia shënuan për Drenicën, derisa golin e nderit për Dritën e shënoi Almir Kryeziu (46’).
Ndërkaq, të shtunën janë zhvilluar dy ndeshjet e xhiros së 23-të, ku Dukagjini ka shënuar fitore të rëndësishme në përballje me Prishtinën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me rezultat 2:1.
Golat për fitoren e skuadrës së drejtuar nga Armend Dallku i shënuan Mentor Zhdrella në minutën e 10-të dhe Altin Merlaku nga penalltia në minutën e 44-t, derisa golin e vetëm për Prishtinën e realizoi Mendurim Hoti në minutën e 17-të.
Pas kësaj fitoreje Dukagjini ngjitet në vendin e tetë, me 24 pikë, derisa Prishtina renditet në pozitën e gjashtë me 26 pikë. Në anën tjetër, Malisheva ka realizuar fitore të pritur në duel me Feronikelin, në stadiumin “Liman Gegaj”, me rezultat 6:1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Laurant Xhylanit (18’), por më pas Malisheva realizoi seri të golave nëpërmjet Mërgim Pefqelit 43’, Yoan Marc-Olivier 55’, Agon Xhakës 70’, Ronald Sobowale 72’, 76’ dhe Ilir Mustafës 87’.
Pas 23 javëve, Ballkani është i pari me 48 pikë, dy më shumë se Gjilani i vendit të dytë, dhe shtatë më shumë se Drita e vendit të tretë.
I katërti renditet Llapi me 39 pikë, pastaj vjen Drenica me 31 dhe Prishtina e gjashta me 26 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e shtatë.
Tri vendet e fundit mbahen nga Dukagjini në vendin e tetë me 24 pikë, dy më shumë se Ulpiana e vendit të nëntë dhe Feronikeli e fundit me vetëm 11 pikë.