Sony zbuloi smartfonin 1400 euro për entuziastët e fotografisë

17.05.2024

Pajisja mund të filmojë video 4K HDR me 120fps. Në brendësi të smartfonit gjendet çipi Snapdragon 8 Gen 3, 12GB RAM dhe hapësirë prej 256GB ose 512GB.

Sony zbuloi smartfonin 1400 euro për entuziastët e fotografisë Foto: Ilustrim

Sony prezantoi Xperia 1 VI, smartfonin flagship të gjeneratës së gjashtë i cili mund të joshë entuziastët e fotografisë nga rivalët e iPhone dhe Pixel. Disa prej veçorive të smartfonit janë zmadhimi i vërtetë optik, autofokus i asistuar nga AI dhe një eksperiencë e unifikuar aplikacionesh.

Ka tre kamera të pasme: një kamër kryesore 24mm me sensor 48-megapiksel Sony Exmor T, një 16mm ultrawide dhe një kamër telefoto 85-170mm e cila mundëson zmadhim mes 3.5x deri në 7.1x.

Xperia 1 VI gjithashtu përdor këtë kamër telefoto për modalitetin Macro.

Pajisja mund të filmojë video 4K HDR me 120fps. Në brendësi të smartfonit gjendet çipi Snapdragon 8 Gen 3, 12GB RAM dhe hapësirë prej 256GB ose 512GB.

Sony thotë se bateria prej 5,000 mAh duhet të ofrojë deri në dy ditë jetëgjatësi ndërsa pajisja ofron mbështetje për karikim wireless 15W por edhe mund të karikojë pajisje të tjera përmes kësaj teknologjie.

Ekrani 4K 2220×1080 i kaluar është reduktuar nga 7.1-inç në 6.5-inç dhe zëvendësuar raporton 21:9 me 19.5:9. Ky ekran ka frekuencë rifreskimi variabël prej 1Hz deri në 120Hz ndërsa Sony thotë se teknologjia OLED mundëson 50 përqind më shumë ndriçim sesa Xperia 1 V.

Dizajni mbetet i pandryshuar dhe thuajse identik me paraardhësin. Telefoni do të kushtojë 1400 euro në Europë dhe shitjet fillojnë më 6 Qershor. /PCWorld Albanian