Facebook, Instagram dhe Messenger përballen me probleme globale, mijëra përdorues raportojnë ndërprerje

12.06.2026

Platformat sociale Facebook, Instagram dhe Messenger janë përballur me probleme të shumta teknike gjatë mëngjesit të së premtes, duke lënë mijëra përdorues në mbarë botën pa qasje normale në shërbimet e tyre.

Facebook, Instagram dhe Messenger përballen me probleme globale, mijëra përdorues raportojnë ndërprerje Foto: Ilustrim

Sipas faqes së monitorimit Downdetector, mbi 80 mijë raportime për probleme me Facebook janë regjistruar rreth orës 10:15 sipas kohës lindore të SHBA-së. Përdoruesit kanë raportuar vështirësi në kyçje, rifreskim të përmbajtjes dhe dërgim të mesazheve.

Problemet kanë prekur edhe Instagramin dhe Messengerin, të cilat janë në pronësi të kompanisë Meta. Deri më tani, Meta nuk ka dhënë detaje zyrtare për shkakun e ndërprerjeve.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete të tjera sociale, ku përdoruesit kanë kërkuar informacion lidhur me funksionimin e platformave të Meta-s.Kompania pritet të publikojë sqarime shtesë në orët në vijim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More