MPB-ja konfirmon sulmet kibernetike ndaj institucioneve kryesore: Nuk ishin të suksesshme

para 13 dite

Gjenden në dy anët e kundërta të globit, por Kosova nuk ka mbetur e paprekur nga sulmet kibernetike të Rusisë.

MPB-ja konfirmon sulmet kibernetike ndaj institucioneve kryesore: Nuk ishin të suksesshme

Cak i hakerëve që dyshohet të jenë rusë, janë bërë faqet e internetit të institucioneve publike gjatë kësaj jave.

Ministria e Punëve të Brendshme ia ka konfirmuar Dukagjinit se seri e sulmeve kibernetike janë identifikuar pasditen e së hënës dhe të mërkurën.

Kurse cak, sipas saj, kanë qenë faqet e institucioneve kryesore si Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyrës së Presidentes dhe Kuvendit të Kosovës.

Pavarësisht qëllimit që këto faqe të nxirreshin nga funksioni, kjo sipas MPB-së nuk është arritur.

Përkundër faktit që sulmet kibernetike kanë qenë të organizuara mirë, nuk ka pasur ndërprerje të shërbimeve që ofrohen për qytetarë dhe institucione, dhe se sistemet e sigurisë për monitorim dhe parandalim të sulmeve kibernetike kanë arritur që të identifikojnë sulmet si të tilla dhe të parandalojnë çfarëdo qasje të paautorizuar në infrastrukturën e të dhënave”.

MPB thotë se Agjencia e Shoqërisë së Informacionit ka grumbulluar të dhëna të rëndësishme për burimin e sulmit, të cilat i ka përcjellë tek organet e zbatimit të ligjit.

Mirëpo, ASHI-ja nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e televizonit.

Kurse, ish-udhëheqësi i kësaj agjencie, Kujtim Gashi, shqetësuese mbetet mungesa e transparencës nga institucionet.

“Kemi përvojë jo të mirë me procesin zgjedhor ku dështoi faqja e KQZ-së e asnjëherë, s’kemi pasur reagim se çka ka ndodhë. ASHI si përgjegjëse për sistemet softverike duhet të ketë autonomi më të madhe dhe të ketë një pavarësi për t’u deklaruar në informacione zyrtare. Kapacitet e saj janë kapacitete të mjaftueshme, ka mjaftueshëm potencial njerëzor dhe teknik pjesërisht”, ka thënë Gashi.

Etiketat

Ofertat e fundit