Microsoft do të investojë 3.2 miliardë euro në zhvillimin e inteligjencës artificiale në Gjermani

15.02.2024

“Kompanitë gjermane po përshtaten shumë shpejt me teknologjitë që lidhen me inteligjencën artificiale”, tha Smith në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz, raportoi Bloomberg.

Microsoft do të investojë 3.2 miliardë euro në zhvillimin e inteligjencës artificiale në Gjermani Foto: Ilustrim

Ai shtoi se Microsoft dëshiron të zgjerojë qendrat e tij të përpunimit të të dhënave në Evropë.

Javën e kaluar, kompania njoftoi një plan ambicioz për të trajnuar dy milionë qytetarë indianë për të përdorur mjetet e inteligjencës artificiale (AI) deri në vitin 2025, nën iniciativën ADVANTA(I)GE INDIA.

Nisja e programit u njoftua nga CEO i Microsoft Satya Nadella gjatë një udhëtimi zyrtar në Indi.