Jeff Bezos do të shesë 50 milionë aksione të Amazonit

03.02.2024

Amazon ka njoftuar se themeluesi i saj, Jeff Bezos do të shesë deri në 50 milionë aksioneve gjatë vitit të ardhshëm.

Jeff Bezos do të shesë 50 milionë aksione të Amazonit Foto: Ilustrim

Aksionet thuhet se kapin vlerën e 8.6 miliardë dollarëve me çmimin aktual prej 171.8 dollarë një i vetëm.

Plani i shitjes i cili u nënshtrohet disa kushteve, u miratua më 8 nëntor të vitit të kaluar dhe skadon më 31 janar të vitit 2025, sipas raportit vjetor të kompanisë.

Aksionet e Amazon u rritën për 8 për qind pasi kompania raportoi shitje më të larta sesa pritej për festat e fundvitit, shkaku i biznesit fitimprurës cloud i cili fuqizohet nga veçoritë me Inteligjencë Artificiale.

Ndryshe, Bezos themeloi Amazon në vitin 1994. Ai dha dorëheqje si shefi ekzekutiv i saj por u kthye përsëri në detyrë në vitin 2021.

Aktualisht ai është personi i tretë më i pasur në botë me një pasuri neto prej 185 miliardë dollarësh.

Nëse ai e zbaton planin për shitjen e aksioneve, kjo do të shënonte herën e parë që ai ka shitur aksione që nga viti 2021.