Amazon njofton qindra punëtorë se i ka pushuar nga puna

11.01.2024

Amazon ka njoftuar pushimin nga puna të qindra punëtorëve në Twitch, Prime Video dhe MGM. Mbi 500 punonjës të Twitch, një e treta e fuqisë punëtore e transmetuesit, do të pushohen nga puna, ka njoftuar shefi ekzekutiv Dan Clancy, transmeton IndeksOnline. Amazon tha se qindra punonjës në Prime Video dhe studio filmike MGM gjithashtu do […]

Amazon njofton qindra punëtorë se i ka pushuar nga puna Foto: Ilustrim

Amazon ka njoftuar pushimin nga puna të qindra punëtorëve në Twitch, Prime Video dhe MGM.

Mbi 500 punonjës të Twitch, një e treta e fuqisë punëtore e transmetuesit, do të pushohen nga puna, ka njoftuar shefi ekzekutiv Dan Clancy, transmeton IndeksOnline.

Amazon tha se qindra punonjës në Prime Video dhe studio filmike MGM gjithashtu do të humbasin punën e tyre këtë javë, raporton BBC.

Vitin e kaluar, Amazon pushoi nga puna mbi 27 mijë punëtorë, pavarësisht se kompania kishte fitime të mëdha.

Sipas njoftimit të shefit Clancy, reduktimi i stafit po bëhet me qëllim që të ndërtohet një biznes më i qëndrueshëm.