[ZYRTARE] Publikohen rezultatet e provimit të maturës shtetërore, 56.35% e maturantëve në Suharekë e kaluan

03.07.2023

Sot gjatë ditës së hënë janë publikuar rezultatet e provimit të maturës shtetërore për të gjithë maturantët e Kosovës. Me 24 qershor të vitit 2023, 504 maturantë nga tri shkollat e mesme të Komunës së Suharekës i janë nënshtruar provimit të maturës shtetërore, i cili u mbajt në 5 qendra testimi, raporton SuharekaOnline. Procesi i […]

[ZYRTARE] Publikohen rezultatet e provimit të maturës shtetërore, 56.35% e maturantëve në Suharekë e kaluan Foto: Ilustrim

Sot gjatë ditës së hënë janë publikuar rezultatet e provimit të maturës shtetërore për të gjithë maturantët e Kosovës.

Me 24 qershor të vitit 2023, 504 maturantë nga tri shkollat e mesme të Komunës së Suharekës i janë nënshtruar provimit të maturës shtetërore, i cili u mbajt në 5 qendra testimi, raporton SuharekaOnline.

Procesi i provimit të maturës shtetërore në Komunën e Suharekës kishte përfunduar pa asnjë incident, kështu kishte bërë të ditur Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani.

Ndërsa, sot gjatë ditës së hënë Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e provimit të maturës shtetërore, ku përqindja e kalueshmërisë për të gjitha shkollat e vendit ishte 66.04 përqind.

SuharekaOnline ka siguruar edhe rezultatet e kalueshmërsisë për të tri shkollat e mesme në Suharekë, ku përqindja e kalueshmërisë në të tri shkollat ishte 56.35 përqind, ndërsa 43.65 përqind e nxënësve nuk e kanë kaluar provimin.

Morën pjesë në Provim KaluanNuk kaluan
Femra
Meshkuj
Gjithsej504284220
Përqindja56.35%43.65%

Kështu, sipas publikimeve bëhet e ditur se në Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë ka arritur 79.42% të kalueshmërisë, IAAP “Skender Luarasi” në Suharekë ka arritur 33.33% dhe IAAP “Avdyl Ramaj” në Shirokë ka arritur 37.50%.

Rezultatet e provimit të maturës shtetërore, Suharekë- Qershor 2023

GJIMNAZI “JETA E RE” – Suharekë

Morën pjesë në provimKaluan Nuk kaluan
Femra
Meshkuj
Gjithsej24319350
Përqindja79.42%20.58%

IAAP “Skender Luarasi” – Suharekë

Morën pjesë në provimKaluanNuk kaluan
Femra
Meshkuj
Gjithsej16555110
Përqindja33.33%66.67%

IAAP “Avdyl Ramaj” – Shirokë

Morën pjesë në provimKaluanNuk kaluan
Femra
Meshkuj
Gjithsej963660
Përqindja37.50%62.50%