Zhvillimi i turizmit rural, edhe 5.5 km rrugë malore do të hapen ndërmjet fshatrave Mushtisht-Delloc
Suhareka ka hapësirë të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit, ku komuna po synon të arrijë një strategji të zhvillimit të turizmit, e cila do të jetë gjithëpërfshirëse, me mbështetjen e biznesit, shoqërisë civile, institucioneve dhe përfaqësuesve të komunitet, me qëllim zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm. Për ti hapur rrugë zhvillimit të turizmit rural, Komuna […]
Suhareka ka hapësirë të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit, ku komuna po synon të arrijë një strategji të zhvillimit të turizmit, e cila do të jetë gjithëpërfshirëse, me mbështetjen e biznesit, shoqërisë civile, institucioneve dhe përfaqësuesve të komunitet, me qëllim zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm.
Për ti hapur rrugë zhvillimit të turizmit rural, Komuna e Suharekës tashmë ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 18,840.00 euro sipas së cilës do të ndërtohen 5.5 km shtigje të ecjes në mes të fshatrave Mushtisht-Delloc.
Rruga malore e cila do të hapet në një periudhë jo më shumë se 40 ditëve do të ketë edhe gypa betoni dhe kanale anësore për largimin e ujërave atmosferik.
Komuna jonë numëron një numër të mjaftueshëm të klubeve të suksesshme si të çiklizmit, motocross, offroad që kryesisht ushtrojnë sportin malor e që mund të jenë “ambasdaor” dhe udhërrëfyes tejet të devotshëm në identifikimin dhe zhvillimin e turizmit malor në Suharekë.