Zëvendës Kryeministrja Balaj dhe Ministri Krasniqi vizituan sot Suharekën

19.08.2020

Ministri i Tregtisë dhe Indrustrisë, Vesel Krasniqi i shoqëruar nga zv.Kryeministrja, Albulena Balaj, kanë vizituar sot punimet në unazën e majtë në zonën industriale në Shirokë. Gjatë kësaj vizite në fjalën e tij kryetari Komunës i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e komunës sepse […]

Zëvendës Kryeministrja Balaj dhe Ministri Krasniqi vizituan sot Suharekën Foto: Ilustrim

Ministri i Tregtisë dhe Indrustrisë, Vesel Krasniqi i shoqëruar nga zv.Kryeministrja, Albulena Balaj, kanë vizituar sot punimet në unazën e majtë në zonën industriale në Shirokë.

Gjatë kësaj vizite në fjalën e tij kryetari Komunës i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e komunës sepse shkarkohet qyteti.

Ndërsa, Albulena Balaj u shpreh që qëllimi i kësaj vizite është që të inspektohet dhe të shikohet nga afër puna në këtë projekt me vlerë 2.5 milion euro.