Votat e kandidatëve të LDK-Suharekë në Prizren, prin Ardian Shala me 318 vota

17.02.2021

Numërimi i votave të rregullta në nivel vendi tashmë ka përfunduar, ku janë numëruar votat e 2 mijë e 382 vendvotimeve. Në qytetin e Prizrenit, i pari i listës së LDK-së, Avdullah Hoti ka marrë gjithsej 4121 vota. Ndërsa, nga kandidatët për deputetë të degës së LDK në Suharekë, në qytetin e Prizrenit prin Ardian […]

Votat e kandidatëve të LDK-Suharekë në Prizren, prin Ardian Shala me 318 vota Foto: Ilustrim

Numërimi i votave të rregullta në nivel vendi tashmë ka përfunduar, ku janë numëruar votat e 2 mijë e 382 vendvotimeve.

Në qytetin e Prizrenit, i pari i listës së LDK-së, Avdullah Hoti ka marrë gjithsej 4121 vota.

Ndërsa, nga kandidatët për deputetë të degës së LDK në Suharekë, në qytetin e Prizrenit prin Ardian Shala me 318 vota, shkruan SuharekaOnline.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Lidhja Demokratike e Kosovës është radhitur si partia e tretë me 13.08% apo 103,507 vota.

KandidatiVota
Ardian Shala318
Sali Asllanaj267
Bulëza Kuqi63
Shefket Kolgeci164