Votat e kandidatëve për kryetar të Suharekës në Tërrnje dhe Leshan

18.10.2021

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota. Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i […]

Votat e kandidatëve për kryetar të Suharekës në Tërrnje dhe Leshan Foto: Ilustrim

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota.

Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i treti me 9,42% të votave apo 2 mijë e 494 vota dhe i fundit renditet Murtez Zekolli i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 8,80% të votave apo 2 mijë e 328 vota.

Sipas këtij rezultati, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me kandidatin Bali Muharremaj ka fituar Suharekën në raund të parë, pa balotazh.

Por, si u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës në fshatin Tërrnje dhe Leshan?

SuharekaOnline ka mbledhur rezultatet qendrën e votimit në fshatin Tërrnje, në 2431A/01D dhe në fshatin Leshan, në 2414A/01R, 2414A/02R dhe 2414A/03D.

Sipas rezultateve të qendrës së votimit në Tërrnje, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 308 vota, pas tij vije Ardian Shala i LDK-së me 78 vota, Salih Zyba i LVV-së me 25 vota dhe Murtez Zekolli i PDK-së me 9 vota.

Ndërsa, sipas rezultateve në tri qendrat e votimit në Leshan, edhe këtu Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj me 379 vota, duke lënë pas Ardian Shalën e LDK-së me 210 vota, Salih Zyba i LVV-së me 67 vota, Murtez Zekolli i PDK-së me 85 vota.

TërrnjeBali MuharremajArdian ShalaSalih ZybaMurtez Zekolli
2431A/01D308 vota / 73,33%78 vota / 18,57%25 vota / 5,95%9 vota / 2,14%
TOTAL308 vota78 vota25 vota9 vota
LeshanBali MuharremajArdian ShalaSalih ZybaMurtez Zekolli
2414A/01R157 vota / 55,87%80 vota / 28,47%17 vota / 6,05%27 vota / 9,61%
2414A/02R135 vota / 53,15%57 vota / 22,44%31 vota / 12,20%31 vota / 12,20%
2414A/03D87 vota / 42,23%73 vota / 35,44%19 vota / 9,22%27 vota / 13,11%
TOTAL379 vota210 vota67 vota85 vota