Vidhet një veturë në Suharekë, policia nis hetimet

25.06.2025

Një qytetar ka raportuar në Polici se pasditen e së martës, rreth orës 16:30, vetura e tij e tipit ‘Opel’ me targa vendore është vjedhur nga persona ende të panjohur.

Rasti është regjistruar si “Vjedhje e veturës” dhe, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, njësitë relevante kanë nisur menjëherë hetimet për të identifikuar të dyshuarit dhe për të lokalizuar automjetin e vjedhur.

Policia i bën thirrje qytetarëve që posedojnë ndonjë informacion lidhur me këtë rast të kontaktojnë pa pagesë në numrin 192 ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Hetimet po vazhdojnë.