Vjedhje, tentim vetvrasje, armëmbajtje pa leje, aksidente – krejt çka ndodhi për dy javë në Suharekë

10.08.2022

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 22 aksidente në trafik, kryesisht me dëme materiale, 3 raste lëndim trupor, 1 […]

Vjedhje, tentim vetvrasje, armëmbajtje pa leje, aksidente – krejt çka ndodhi për dy javë në Suharekë Foto: Ilustrim

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 22 aksidente në trafik, kryesisht me dëme materiale, 3 raste lëndim trupor, 1 deklarim i rremë e 4 raste të sulmit.

Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave kanë ndodhur: 3 vjedhje, 4 dëmtim prone, 2 vetvrasje në tentativë, 2 raste dhunë në familje, 1 rast ndërhyrje në sistemin kompjuterik, 1 shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, 1 mashtrim, 1 armëmbajtje pa leje dhe 5 raste te kanosjes.

Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 924 tiketa për kundervatje.