Vjedhje, aksidente, sulm fizik – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

07.09.2022

Gjatë ditës së sotme është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Derisa kanë raportuar për gjendjen e sigurisë lokale në komunën tonë, nga Policia e Kosovës kanë theksuar se kanë ndodhur raste si aksidente trafiku, vjedhje, kanosje, etj. Nga policia kanë bërë të ditur se gjatë dy javëve […]

Vjedhje, aksidente, sulm fizik – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Derisa kanë raportuar për gjendjen e sigurisë lokale në komunën tonë, nga Policia e Kosovës kanë theksuar se kanë ndodhur raste si aksidente trafiku, vjedhje, kanosje, etj.

Nga policia kanë bërë të ditur se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 15 aksidente trafiku, 442 tiketa trafiku, 2 gjoba për kërkim lëmoshe e 6 kanosje.

Po ashtu, përfaqësuesi i Policisë së Kosovës kanë shtuar se brenda dy jave ka ndodhur një rast i sulmit fizik si dhe dy vjedhje të rënda.

Nga OSBE, është raportuar se kanë marrë pjesë në takim për dorëzimin e projekt-buxhetit nga ekzekutivi në legjislativ për vitin 2023.

Ndërsa nga LMT-KFOR, u raportua se janë duke punuar me aktivitetet e tyre të përditshme dhe kanë informuar se nga tani kanë kaluar në Rahovec, duke i mbuluar të dy komunat, atë të Suharekës dhe Rahovecit, nga atje.