Vjedhje, aksidente, armë mbajtje pa leje, ngacmim seksual – krejt çka ndodhi për dy javë në Suharekë

14.07.2022

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 9 aksidente trafiku, 3 dëmtim prone, 2 kanosje e një sulm. Po ashtu, […]

Vjedhje, aksidente, armë mbajtje pa leje, ngacmim seksual – krejt çka ndodhi për dy javë në Suharekë Foto: Ilustrim

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 9 aksidente trafiku, 3 dëmtim prone, 2 kanosje e një sulm.

Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave janë proceduar këto raste: Një vjedhje, dy lëndime aksidentale, një armë mbajtje pa leje, një dëmtim i mjetit dhe një ngacmim seksual.

Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 512 tiketa për kundervatje në trafik.

Po ashtu policia ka bërë thirrje për kampanjën “Festo me zemër e jo me armë”.