Vjedhet një veturë në Samadraxhë të Suharekës

13.11.2021

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Samadraxhë të Komunës së Suharekës. Po ashtu, sipas raportit thuhet se ankuesi ka theksuar se vetura ishte e parkuar në oborr të shtëpisë. Tutje PK-ja bënë […]

Vjedhet një veturë në Samadraxhë të Suharekës Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Samadraxhë të Komunës së Suharekës.

Po ashtu, sipas raportit thuhet se ankuesi ka theksuar se vetura ishte e parkuar në oborr të shtëpisë.

Tutje PK-ja bënë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Samadraxhë, Suharekë 12.11.2021 – 07:30. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij, e cila ishte e parkuar në oborr të shtëpisë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.