Vihet gurthemeli i lapidarit të ri në fshatin Sllapuzhan
I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar sot fshatin Sllapuzhan. Gjatë kësaj vizite kryetari Muharremaj së bashku me banorët e këtij fshati kanë përuruar lapidarin e ri për tre dëshmorë dhe 10 martirët e fshatit Sllapuzhan. Vlera investive e këtij projekti pritet të jetë rreth 44 mijë euro. Në një prononcim për […]
I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar sot fshatin Sllapuzhan.
Gjatë kësaj vizite kryetari Muharremaj së bashku me banorët e këtij fshati kanë përuruar lapidarin e ri për tre dëshmorë dhe 10 martirët e fshatit Sllapuzhan.
Vlera investive e këtij projekti pritet të jetë rreth 44 mijë euro.
Në një prononcim për SuharekaOnline Muharremaj ka thënë se këto projekte bëhen me qëllim që vlera e luftës dhe e dëshmorëve të mos harrohet asnjëherë dhe tu tregohet gjeneratës së re se falë tyre ne e gëzojmë lirinë.
Gjithashtu, ai theksoi se ky projekt do të përfundojë në këtë vit dhe do të vazhdojnë me projekte të tjera në Komunën e Suharekës./SuharekaOnline/