Vidhet një lopë e tre viça në Suharekë, policia duke e hetuar rastin

03.05.2023

Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës. Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar […]

Vidhet një lopë e tre viça në Suharekë, policia duke e hetuar rastin Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës.

Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar në mënyrë materiale viktimat.

Nga ajo që dëgjojmë dhe shohim në përditshmëri, rezulton se cak i hajnave janë natyrisht gjërat që janë më të vlefshme, si: gjësendet shtëpiake, ari, para, vetura, telefona mobil, e shumë të tjera, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, kohëve të fundit cak i hajnave janë edhe bagëtit.

Një rast i tillë është raportuar të martën në Stacionin Policor në Suharekë.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje rreth orës 06:50 një person ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë vjedhur një lopë dhe tre viça.

Policia ka bërë të ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar, si dhe rasti është inicuar si “Vjedhje e rëndë”.