Vidhet një automjet në Nëpërbisht

19.07.2023

Rastet e vjedhjeve në vendin tonë kohëve të fundit kanë filluar të shënojnë rritje, fenomen ky i cili është mjaft shqetësues për shoqërinë dhe njëkohësisht sfidë për institucionet e shtetit. Cak i hajdutëve ndër tjerash janë edhe automjetet, ku shpesh herë ndëgjojmë raste se të dyshuarit i marrin ato duke u larguar në drejtime të […]

Vidhet një automjet në Nëpërbisht Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve në vendin tonë kohëve të fundit kanë filluar të shënojnë rritje, fenomen ky i cili është mjaft shqetësues për shoqërinë dhe njëkohësisht sfidë për institucionet e shtetit.

Cak i hajdutëve ndër tjerash janë edhe automjetet, ku shpesh herë ndëgjojmë raste se të dyshuarit i marrin ato duke u larguar në drejtime të panjohura për pronarët.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot rreth orës 02:00 në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, ku është vjedhur një kombi i tipit Volkswagen me targa vendore 04-351-JK.

Rastin për SuharekaOnline e ka raportuar vetë pronari i automjetit, Ilaz Hoti, i cili ka kërkuar poashtu nga qytetarët që nëse kanë informacione për vendndodhjen e automjetit të lajmërohen në numrat e telefonit: 044-856-688 ose 044-715-115.