[VIDEO] 22 vjet nga vrasja e Ukë Bytyçit, kështu reaguan qytetarët për humbjen e kryetarit

para 9 dite

Derisa karvani i fitores bindëse të aktivistëve dhe drejtuesve të Degës së LDK-së në Suharekë po marshonte në fshatin Leshan të kësaj komune, në pritë, Ukë Bytyçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami qëllohen me armë nga afërsia dhe pas plagosjes së rëndë ndërrojnë jetë.

[VIDEO] 22 vjet nga vrasja e Ukë Bytyçit, kështu reaguan qytetarët për humbjen e kryetarit

Aktivistë dhe drejtues të Degës së LDK-së në krye me Ukë Bytyçin po kremtonin fitoren e zgjedhjeve lokale në të cilat LDK-ja në këtë komunë fitoi bindshëm me mbi 70% të votave.

Në një video të siguruar nga SuharekaOnline shihet edhe reagimi i qytetarëve në ditën e vrasjes së Ukë Bytyçit, pra më 27 tetor 2002. “O Thaçi na ka vra Thaçi na ka vra”, kështu bërtisnin qytetarët e revoltuar të Suharekës pas vrasjes së Ukë Bytyçit.

Kjo vrasje makabre e tronditi të gjithë Kosovën! Këta lotë të të gjithë këtyre burrave kërkonin drejtësi për Ukë Bytyçin, të vrarë pabesisht.