Vetëvendosja fiton në Gelancë me 140 vota, duke i lënë pas LDK e PDK me nga 118 vota
Ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në tërë vendin, e që sipas rezultateve bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë e cila në total ka marrë 378.550 e që në përqindje i bie 47,85%. Sipas të dhënave të KQZ-së në Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37.54% apo 9 mijë […]
Foto: Ilustrim
Ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në tërë vendin, e që sipas rezultateve bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë e cila në total ka marrë 378.550 e që në përqindje i bie 47,85%.
Sipas të dhënave të KQZ-së në Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37.54% apo 9 mijë e 557 vota, pasohet nga AAK me 20.49% apo 5.218 vota, LDK e treta me 19,26% apo 4.905 vota dhe e katërta PDK me 17,05% apo 4.340 vota.
Ndërsa sipas rezultateve, bëhet e ditur se në fshatin Gelancë, prin Lëvizja Vetëvendosje me 140 vota duke lënë pas LDK-në dhe PDK me nga 118 vota, shkruan SuharekaOnline.
Në fshatin Gelancë, AAK është renditur partia e katërt duke marr 94 vota dhe NISMA partia e pestë me 11 vota.
| 2406A/01R | 2406A/02D | TOTAL | |
| LVV | 65 | 75 | 140 |
| LDK | 54 | 64 | 118 |
| PDK | 43 | 75 | 118 |
| AAK | 71 | 23 | 94 |
| NISMA | 7 | 4 | 11 |