Vetëm një rast aktiv me COVID-19 në Suharekë
Po ashtu, tash e disa ditë në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209. Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 3, Gjakovë 2, Fushë Kosovë 1. Kurse numri i rasteve aktive […]
Po ashtu, tash e disa ditë në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 3, Gjakovë 2, Fushë Kosovë 1.
Kurse numri i rasteve aktive është 49, prej tyre vetëm një rast aktiv me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 228,397 raste nga 1,842.804 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 3,139 raste të vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.515 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.866 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.